Jorida Tabaku, deputete në Partinë Demokratike, ka kërkuar qe drejtësia të hetoje për dosjen e lobimit të Lulzim Bashës në vitin 2017, por nuk u shfaq po aq e gatshme që të këtë gjë ta bëjë edhe PD-ja përmes ngritjes së një grupi pune.
Tabaku, pa përmendur emra, iu referua Sali Berishës Flamur Nokës dhe të tjerë zyrtarë të PD-se që dikur në vitjn 2017 mbështesnin Bashën kur ky i fundit iu drejtua prokurorisë për dosjen “Muzin”.
‘Nuk kam pasur asnjë informacion, sepse nuk kam pasur asnjë pozicion në atë kohë në PD. Të njëjtët kolegë që e mbronin dje, sot flasin dhe hedhin baltë. Është e thjeshtë të hedhësh baltë mbi një person, prandaj politikanët duhet t’i kanë fjalët e sakta. PD nuk ka pasur dhe s’ka për të pasur kurrë lidhje me financimet ruse. Të bëhet hetim i plotë dhe transparencë e plotë. Institucionet e drejtësisë duhet ta realizojnë këtë. Një hetim dhe investigim i pavarur i ndihmon të gjitha palët të dalin më kokën lart”. tha Tabaku në “Report Tv”.
Ajo u pyet nëse ka ambicie bashkinë e Tiranës sa kohe që dikur ajo ka qënë nënkryetare, në kohen kur Basha ishte kryetar.
“… Besoj do ketë kohë për të diskutuar edhe për kandidatët. PD-ja do të jetë oferta opozitare e zgjedhjeve lokale. Unë kam qenë nënkryetar në bashkinë e Tiranë si zv.kryetare, por nuk është në ambiciet e mia Bashkia e Tiranës. Jam në parlament dhe më pëlqen shumë ajo që po bëj. Kjo nuk me heq mua të gjithë opozitarizmin që kam bërë dhe bëj kundër Erion Veliajt. Bashkia Tiranë meriton një kryetar bashkie të denjë dhe do jap kontributin tim që të jetë kryebashkiaku i ardhshëm të jetë i Partisë Demokratike’ tha Tabaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje