Politike

PD, Baçi: Në Fier s’ka tamponë, pacientët po kontrollohen përmes skanerave

Ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi deklaroi të shtunën se situata e përhapjes së pandemisë Covid 19 në Fier dhe e trajtimit të saj prej strukturave shëndetësore është “në përkeqësim të përditshëm”.

“Në kulmin e pandemisë, mungesa e tamponëve nuk është vetëm keqmemaxhim, por është kriminale.  Mungesa e tamponëve vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe përhapjen e shpejtë të sëmundjes.

Skaneri konfirmon se gjendja në Fier është alarmante. Dy ditë më parë, 35 pacientë që kanë bërë skanerin, kanë rezultuar pothuajse të gjithë të prekur me COVID dhe në fazë të avancuar.

Nëse këtyre qytetarëve do t’u bëhej tamponi në kohë, do ta kishin më të lehtë të kuronin sëmundjen”, tha ai.

Edhe për ata që tamponohen, përgjigja, sipas tij,  varion nga 1 javë deri në 10 ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë