Politike

PD: Berisha kërkon vota për logon e LSI, çdo votë për të mban Ramën në pushtet

Partia Demokratike e ka filluar ditën politike të së premtes me një deklaratë për Sali Berishën nisur nga qëndrimet e këtij të fundit ndaj Lulzim Bashës.

“Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli ,aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku. Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë për kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do ti përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtëpisë së Ilirit.

Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre.

Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në deklaratën e PD-së


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë