Politike

PD çon në SPAK kryebashkiakun e Vaut të Dejës: I kaloi një kompanie 51.2 mln lekë pa bërë asgjë  

Partia Demokratike ka denoncuar kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, me argumentin se,  “ka firmosur dhe kaluar 51.2 mln lekë në llogaritë e kompanisë së rrugëve që nuk kanë kryer asnjë punë”.

Në një deklaratë për mediat, nën kryetari i PD, Luçiano Boçi,  i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet.

“Partia Demokratike ka paraqitur në SPAK kallëzimin me nr. Protokolli 79, më datë 24 nëntor 2021.

Objekti i kallzimit ka të bëjë me një kontratë të Bashkisë Vau i Dejës për “Rikonstruksionin e rrugës Vilë, Njësia Administrative Temal, për të cilin është shpallur fituese, më 25 mars 2021, operatori me inicialet L.C. 12 ditë më vonë Bashkia ka lidhur kontratën prej 51. 2 milion LEK me këtë firmë.

Referuar dokumentacionit, punimet kane filluar më datë 7 qershor 202l, dhe më datë 9 korrik 2021 është shlyer një pjesë e shumës, prej 34.8 milion LEK.

Po sipas këtyre dokumenteve operatori me inicialet L.C për 32 dite punë ka realizuar 68% të punimeve. Gjë e pabesueshme duke marrë parasysh se afati i realizimit të punimeve, sipas DST, është 187 ditë kalendarike, por edhe terrenin, siç do ta shihni në fotot bashkangjitur.

Më datë 20 gusht 2021 është shlyer edhe situacioni përfundimtar me vlerë 16.3 milion LEK.

Kontratat janë firmosur, paratë janë derdhur në llogaritë e kompanisë me firmën e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, por VINI RE! puna e specifikuar në dokumentacion nuk është bërë!”, tha Boçi.

Sipas tij, investimi është realizuar në masën 0%, ndërsa  shlyerja/likuidimi është bërë në masën 100%


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë