Politike

PD denoncon daljen e Ramës në Vlorë me ish-deputetin e LSI

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Clirim Gjata deklaroi sot se Rama vijon të bashkëpunojë me njerëz të inkriminuar, pavarësisht letrës së ambasadores amerikane Yuri Kim se në zgjedhjet e ardhshme duhen kandidatura të pastra.   

Gjata iu referua Shkëlqim Selamit i përjashtuar nga mandati i deputetit katër vjet më parë me vendim unanim të KQZ-së pasi nuk kishte publikuar një dënim të hershëm të tij në Itali në formularin e dekriminalizimit. Atë kohë, Selami garonte nën siglën e LSI-së

“Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për tu ndarë prej tyre.  Shefi i Rilindjes u shfaq sot në Vlorë gjatë një përurimi në krah me ish-deputetin e larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesëmarrës në organizata kriminale, Shkëlqim Selami.

 Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren”, tha Gjata. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë