Politike

PD depoziton nismën: Ulje të TVSH nga 20% në 6% për produktet e shportës

Partia Demokratike dorëzoi në Kryesinë e Kuvendit nismën e paralajmëruar prej saj për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për produktet e shportës.

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku tha për mediat se kjo nismë synon të ndihmojë shtresat në nevojë.

“Shumë vende të BE kanë ulur TVSH. Propozimi ynë është i thjeshtë. Qeveria thotë se është nismë populiste. Po çfarë do bëjë kjo ulje të TVSH?! Do të bëjë atë që s’ka bërë qeveria, të ndihmojë shtresat në nevojë që të rrisin prodhimet e tyre. Sot shumë vende kanë ulur TVSH për ushqimet, për energjinë. Propozimi ynë është i thjesht dhe shumë konkret”, tha ajo.

“PS ka propozuar një mekanizëm tjetër. Ne e kemi edhe në vitin 2005 si një element të programit tonë. Ishte diskutuar që në momentin që TVSH-ja konsolidohet, kjo do të ishte një nga masat, sepse TVSH-ja është një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit të shtetit, kjo do ishte një nga masat që do merrej. Kjo është në përgjigje të një krize. Kjo nuk është një masë që ka ardhur nga asgjëja, është një përgjigje ndaj krizës së pandemisë që dëmtoi rëndë 95% të qytetarëve vitin e kaluar, është duke pasur pasoja akoma edhe sot, dhe është një përgjigje që janë duke e marrë të gjitha vendet. Ne nuk po themi që kjo do të funksionojë në mënyrë perfektë në rastin e Shqipërisë sepse këtu mungon kontrolli i tregut. Por kjo do të shkojë ndihmë direkt për qytetarët. Ulja e TVSH-së do të ketë një ndikim të menjëhershëm në treg, që sot çmimet kanë arritur në një situatë të jashtëzakonshme. Vetë qeveria e njeh që çmimet e shportës janë rritur me pothuaj 5%”, shtoi Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë