Politike

PD do apelojë vendimin e KAS: Përpjekje të Ramës për manipulim, ka turp nga kandidatët e tij

Partia Demokratike thotë se Kryeministri Edi Rama po perpiqet të manipulojë me çështjen e logos, se ka turp nga emrat e kandidatëve të PS dhe po i fsheh ata pas numrave dhe se do të apelojë vendimin e KAS.

“Është shumë e qartë që ai po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos. Ligji është i qartë për çështjen e logos. Vendimi i sotëm është në shkelje të ligjit. Ata po përpiqen të ngatërrojnë qytetarët shqiptarë me këto lojëra te pista. Shiheni logon- dhe do ta kuptoni qartë se çfarë po përpiqen të bëjnë. Ne do ta apelojmë vendimin”, deklaroi përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso.

PD e ka një shpjegim edhe në lidhje me emrat e kandidatëve, ku KAS pranoi kërkesën e PS për zëvendësimin e tyre me numra,

“Rama është i turpëruar nga lista e kandidatëve të tij, ndaj po përpiqet t’i fshehë ata. Ai nuk do që njerëzit të shohin se për kë po votojnë. U bëj thirrje deputetëve të PS të kenë kujdes, sepse Kryetari i tyre po përpiqet t’i fshehë nga publiku, sepse ndjehet i turpëruar nga ta”, tha Kaso.

PD thotë se këto janë manovra e përpjekje për të vonuar zgjedhjet, që nuk do të kenë sukses.

“Shqiptarët e dinë këtë dhe tashmë ata janë ngopur me manovrat dhe marifet e tij të ndyra. Kjo nuk do ta ndihmojë atë”, vijon deklarata.

Reagimi mbyllet me thirrjen drejtuar Kolegjit për të rrëzuar këto manovra, sipas PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë