Kryetari dhe 13 anëtarë kryesie të PD-së Korçë, bashkë me sekretarin e degës, janë dorëhequr nga funksionet që mbajnë, përmes një letre publike.
Andrea Mano që ka drejtuar PD-në prej vitesh në Korçë ka dhënë dorëheqjen edhe nga detyra si anëtar i Këshillit Kombëtar. Firma e tij i është bashkangjitur 13 anëtarëve të kryesisë dhe sekretarit të degës Devis Osmani
“Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale.
Me veprimet apo mosveprimet e tij, ka hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë.
Gjithashtu me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës.
Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie”, thuhet në letër.
Anëtarët e kryesisë sqarojnë se, “jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj”
PD ka rezultatin më të mirë ndër në mandate për Korçën në zgjedhjet e 2009-ës (6 mandate), në zgjedhjet e 2013 merr 5 mandate, në 2017 4 mandate për tu rikuperuar në 5 deputetë zgjedhjet e fundit.
PD-ja mori rezultat të mirë në vota krahasuar me tre zgjedhjet e fundit parlamentare, por mbetet larg në vota me zgjedhjet e 2009-ës kur mori 56.303 vota.
Zgjedhjet e fundit ajo mori 50.479 vota
Kryetari i dorëhequr i PD-së, Korçë, Andrea Mano nuk arriti të bëhej pjesë e listës fituese për Kuvendin e ardhshëm.
“Unë kam dhënë dorëheqjen si kryetar i PD dega Korçë dhe sot po jap dorëheqjen si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.
14 anëtarë të kryesisë, që janë këtu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i degës se Korçës, Devis Osmani që ka punuar pranë meje për 8 vite, largohen me dorëheqje të parevokueshme nga ky funksion.
Ne që jemi sot këtu në këtë sallë dhe shumë demokratë të tjerë jashtë kësaj salle të cilët kanë punuar në kushte të vështira për PD, sot ndjehen të papërfaqësuar.
Importet e L. Bashës nuk përfaqësojnë vlerat dhe moralin e qytetarisë të banorëve të Korcës, në qytet dhe në fshat
Ne nuk duam të jemi dëshmitarë të zerimit të kontributeve të demokratëve të thjeshtë dhe dënojmë ashpër futjen e frymës së përçarjes.
Ne i lexojmë me seriozitet, përulësi dhe jo me arrogancë mesazhet që vijnë nga rezultati i zgjedhjeve .
Ata që drejtuan fushatën elektorale duhet t’i vënë emrin e tyre humbjes. Ata janë arsyeja e parë dhe e fundit e humbjes se PD në qarkun e Korçës”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Andrea Manos.
Kryetari i dorëhequr kaloi me fërkime edhe listën paraprake të kandidatëve për deputet nga baza demokrate e Korçës.
Mano njihej prej vitesh si kandidati i promovuar nga Lulzim Basha për atë qark, por që në të gjitha garat që iu besuan ai nuk solli ndonjë rezultat të prekshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje