Politike

PD e Korçës në kaos, kandidati i Alibeajt dorëhiqet, Gjergji Gjata: Iki bashkë me listën për këshilltarë (ikën edhe ai i Librazhdit)

Gjergji Gjata, kandidati i PD së Enkelejd Alibeajt për Korçën, është tërhequr nga gara për kryetar bashkie në këtë qytet.

Lajmin e njoftoi vetë Gjata në rrjetet sociale.

“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin.

(Procedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)”, shkruan Gjata


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë