Politike

PD e Lezhës “çon” në gjykatë zgjedhjet e 30 qershorit

Partia Demokratike ankimoi  të martën në gjykatë vendimin e Prokurorisë Lezhë, me argumentin se, “ka mbrojtur paligjshmërinë e votimeve të 30 Qershorit të vitit 2019 për pushtetin lokal”.

Sekretarja e degës së PD Lezhë, Alfrida Marku

tha përmes një deklarate se, “pas pothuajse 1 viti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, nuk ka pasur vullnetin të hetojë shkeljet e 30 Qershorit, nuk ka marrë apo analizuar asnjë provë, nuk janë sekuestruar materialet zgjedhore të QV të referuara në pjesën arsyetuese të kallëzimit”.

“As PD Lezhë si kallëzues nuk është thirrur për të deklaruar mbi pretendimet e saj, dhe në tejkalim të afateve proçeduriale është vendosur mosfillimi i proçedimit penal”, tha Marku.

“Në ankimin e depozituar sot, ne kemi kërkuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë: 1. shfuqizimin e vendimit që mban datën 11.8.2019 të Prokurorisë “Për mosfillimin e proçedimit penal”, për të cilin jemi njoftuar rreth një vit më vonë më 18.06.2020, si dhe 2. detyrimin e prokurorisë për të regjistruar proçedimin penal dhe kryer një proçes hetimor të plotë dhe të gjithanshëm”.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë