Politike

PD e mohon: Asnjë takim Rama-Basha në Rinas

Partia Demokratike ka hedhur poshtë të gjitha hamendësimet mediatike që thonë se me ndërmjetësimin e Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi mund të ketë pasur një takim Rama-Basha në mjediset e Aeroportit të Rinasit dhe larg syve e vëmendjes së publikut.

“Nuk ka pasur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”, thuhet në deklaratën e PD.

Zërat për një takim të mundshëm Rama-Basha u nxitën për shkak të agjendës së takimeve veç e veç mes Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi me kreun e PS-së dhe kreun e PD-së.

Komisioneri u takua fillimisht me Ramën dhe në përfundim të konferencës së përbashkët për shtyp me të zhvilloi një takim tjetër me Bashën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë