Politike

“PD është gati, Roland Bejko, frymëmarrje për Tiranën”, Alibeaj çel fushatën të martën  

Partia Demokratike do të çelë zyrtarisht fushatën të martën. Nën siglën “PD  është gati, Roland Bejko, frymëmarrje për Tiranën”, PD e Enkelejd Alibeajt fton të gjithë të bëhen pjesë në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” të martën më 18 prill në orën 17:00.

Roland Bjeko është kandidati zyrtar për kryetar Bashkie në Tiranë i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt.

Më 14 maj ai do të jetë përballë Erion Veliajt nga PS dhe Belind Këlliçit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Më herët Roland Bejko ka ndarë programin e PD-së për zgjedhjet vendore të 14 majit e fokusuar në 14 pika.  Ndër kryesoret janë ri konceptim i shërbimit spitalor, përgjysmim me 15% të taksave aktuale, 5 vite zero taksa ndaj sipërmarrësve turistikë, dhe biletë unike elektronike për transportin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë