Lealba Pelinku, pjesë e Departamentit të Antikorrupsionit PD, në një deklaratë për mediat ka denoncuar paracaktimin sipas PD-së të fituesit të ritenderimit për Unazën e Madhe.
Ajo thekson se kryeministri Edi Rama është peng i kësaj afere korruptive, ndërsa shton se ai u kap duke vjedhur me kompanitë fantazmë. Mes të tjerash Pelinku në emër të PD thekson se fituesi i tenderit është i paracaktuar.
“Edi Rama është peng i pazareve me oligarkët e ndërtimit, prandaj nuk tërhiqet nga projekti kriminal i Unazës së Re.
Sot, po ndodh teatri i radhës me projektin korruptiv 40 milionë euro. Është hapur gjoja tenderi për segmentin e Shqiponjës, ku Edi Rama u kap me presh në duar, duke vjedhur me kompani fantazmë, por e vërteta është se sërish fituesi është i paracaktuar.
Kompania “Gjoka Konstruksion” është paracaktuar të shpallet fituese e një tenderi të manipuluar përmes kritereve shumë specifike dhe të pakapshme nga shumica dërrmuese e kompanive të ndërtimit.
Askush nuk ka më dyshim se Edi Rama është ai që ka urdhëruar këtë projekt të zhvatjes së shqiptarëve, 20 milionë euro për 2.3 kilometra”, shprehet Pelinku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje