Selia e Partisë Demokratike i është kthyer pamjes së saj të para 8 janarit ditë në të cilën kjo forcë politike u përfshi në një protestë të dhunshme brenda saj.
Prej dy ditësh, është punuar intensivisht me zhvendosjen e dyerve te hekurit dhe nga e hëna godina është ‘zhveshur’ nga logot dhe adezivët që vishte xhamat.
Dera kryesore është hapur, ndërsa komisioni i Rithemelimit që ka marrë në “dorëzim” edhe selinë është shprehur se kushdo mund të futet në ato ambiente.
Është boshatisur gjithashtu nga librat edhe zyra e ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili nuk është parë më në seli qysh nga e marta e javës së kaluar.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se zhvillimet ne PD do të fokusohen në dy drejtime; riorganizimin ne bazë dhe negociatat me grupin parlamentar të PD-së.


Ndërkohë, komisioni i Rithemelimit po ndan edhe zyrat në parti aty ku prej një jave janë boshatisur të gjitha.
Të vetmet zyra që nuk janë hapur është ajo e kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe e nënkryetares, Jorida Tabaku.
Dy zyrtarëve u është kërkuar që të heqin sendet e tyre personale, pasi sipas statutit të miratuar të kuvendit të 11 dhjetorit, ata janë të shkarkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje