Politike

PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Mallakastrës

Partia Demokratike kallëzoi në SPAK kreun e  Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj, që rezulton i dënuar më herët me 3 vite burg në Greqi.

KQZ refuzoi t’i heqë atij mandatin, por Partia Demokratike thotë se do  ta ankimojë këtë vendim në gjykatë.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi  kërkon që SPAK të marrë nën hetim kryebashkiakun Ismailaj, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.

Sipas Bardhit, kryebashkiaku i Mallakastrës ka patur dijeni për gjykimin dhe dënimin e tij në shtetin grek, por e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë