Politike

PD kërkesë KQZ: Merrni masa, PS ka mbushur rrugët me postera

PD i ka kërkuar KQZ-së të monitorojë dhe të marrë masa për çdo shkelje në përdorimin e hapësirave publike për qëllime elektorale të Partisë Socialiste.

“Çdo kush e ka vënë re se Tirana është mbushur me postera elektoralë të Partisë Socialiste në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe ligjet në fuqi.

KQZ duhet të marrë masa menjëherë që asnjë forcë politike të mos favorizohet në garën e zgjedhjeve elektorale dhe ajo të jete e barabartë dhe e ndershme.

Gjithashtu, Partia Demokratike konstaton se qeveria shqiptare ka zhvilluar tendera dhe ka përdorur para publike për investime të caktuara, të drejtpërdrejta apo ne mënyrë të tërthortë, në kundërshtim me ligjin.

Të gjitha këto elemente po favorizojnë Partinë Socialiste në mënyrë të padrejtë dhe të pandershme, duke shkelur çdo parim demokratik. Hapësirat publike, paratë publike, janë të të gjithë shqiptarëve dhe jo të pushtetarëve”, tha Mirela Karabina shefja e komunikimit e kandidatit të PD-së për Tiranën, Roland Bejko.

“I bëjmë thirrje misioneve ndërkombëtare, OSBE dhe ODIHR, të monitorojnë të gjitha këto problemtatika, të cilat në raportin e zgjedhjeve të fundit përbënin shqetësimet kryesore. Jo vetëm që kjo qeveri nuk ka reflektuar aspak në këtë drejtim, por përkundrazi vazhdon ta trajtojë shtetin si pushtetin e saj, duke vonuar thellësisht demokracinë dhe garën elektorale të barabarte e të ndershme, si kushti themelor i saj”, tha Karabina.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë