Politike

PD kërkesë Lindita Nikollës: Mblidh Këshillin për mandatin e Xhaçkës

Pesë anëtarët demokrat të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, mbledhjen e Këshillit, të mërkurën, në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të cështjes së papajtueshmërisë së mandatit për deputeten Olta Xhaçka.

Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.

 14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhacka me argumentin se, “ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike”.

Për demokratët kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë