Politike

PD: Kostoja e Kardhiq-Delvinë u katërfishua fiktivisht

Qeveria njoftoi të hënën hapjen e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë. Por, Partia Demokratike thotë se aksi u hap me kosto të rënda për qytetarët shqiptarë.

Sipas PD-së, kostoja e rrugës u fry të paktën trefish për të njëjtat punë.

“Partia Demokratike kërkon, së pari, të theksojë standardin e saj në kohën kur qeveriste vendin: 1 km rrugë ndërtohej me 950 mijë euro. Qeveria Rama i ka ‘rilindur’ rrugët duke i katërfishuar në kosto. Së dyti, tenderimet e trefishta për të njëjtin segment rruge, duke akorduar fonde shtesë, krejtësisht abuzive dhe të pambështetura. Së treti, shfaqjen e të njëjtëve emra përfituesish, ku ‘nxijnë’ Gjoka dhe AlbStar, oligarkët e preferuar të Rama 1, 2 dhe 3 në Bashki dhe Rama 1, 2 dhe 3 në Qeveri”, deklaroi anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo.

Bozdo renditi disa fatura, sipas tij, që tregojnë se si u fry kostoja e ndërtimit të rrugës.

“Në 7 muaj ndërtohet loti i parë i rrugës Kardhiq-Delvinë: 5.6 milion euro për 7 kilometra. Punë e “qeverisë Berisha” të Partisë Demokratike. Shtator 2018, Loti 4 i tenderohet firmës “Gjoka Konstruksion”: 20 milion euro për 6.1 kilometra. Loti 5 i tenderohet firmës “Alb Star”: 14 milion euro për 3.3 kilometra. Prill 2021, Autoriteti Rrugor Shqiptar për të njëjtin segment i akordon Gjoka Konstruksion një fond shtesë: 3.8 milion euro. ARRSH e zgjidh qesen me fond shtesë edhe për Alb Star-in: 2.6 milion euro. Tetor 2018, ARRSH ia tenderon lotin 6, firmave Agbes dhe Arbëria: 20 milion euro për 4.5 kilometra. Prill 2021, Autoriteti akordon, edhe për lotin 6, një fond shtesë: 3.9 milion euro. Korrik 2020, Lotin 7 qeveria ia jep Gjoka Konstruksion: 15 milion euro. Shkurt 2022, Firma Jubica merr tenderin për sinjalistikën rrugore: 1.8 milion euro. Maj 2022, Firma Gener merr tenderin e sistemimit të skarpateve të rrugës: 11 milion euro”, tha Bozdo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë