Politike

PD ‘kujtohet’ për mandatin e Xhackës: Të mblidhet Këshilli i Rregullores  

Partia Demokratike përmes deputetit Gazment Bardhi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, që të thërrasë pa vonesa mbledhjen e radhës të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit me qëllim prezantimin e  raportit për pavlefshmërinë e mandatit të ministres Olta Xhaçkës.

Këshilli i mandateve votoi unanimisht më 16 shtator për shtyrjen me dy javë për hartimin e raportit final për ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Pas kërkesës së PD-së, për heqjen e mandatit të Xhaçkës, deputetja e PS, Klotilda Bushka kërkoi dy javë kohë për të bashkërenduar kërkesat e Partisë Demokratike.

Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë