“Fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama. Do të vazhdojë të jetë e thjeshtë”, tha Oerd Bylykbashi në një konferencë për shtyp për të shpjeguar se listat e hapura dhe koalicionet janë teknikisht të zbatueshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Një shembull i fletës së votimit me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore. Shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore”, tha Bykykbashi duke treguar fletën e votimit, ku votuesi mund të votojë për partinë ndërsa për kandidatin do të votojë me numër, sipas renditjes së kandidatëve në një listë paraprake të bërë publike nga secila forcë politike…

Oerd Bylykbashi pranoi se kjo fletë votimi sigurisht që do të marrë kohë.
“Kohë do të marrë më tepër po kjo është kostoja që e pranojmë të gjithë që na vjen nga listat e hapura…”, tha Bylykbashi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje