Politike

PD-LSI, letër PS: Për koalicionet të presim OSBE/ODIHR

Atëherë kur duket se diçka lëviz, palët kthehen në vend numëro, me argumentin e thjesht ku secila palë, veçanërisht PD-ja kërkon të marrë kohë. Gjithë ngërçi lidhet me koalicionet parazgjedhore.

Pak para fillimit të mbledhjes së Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili i LSI, i kanë nisur një letër PS-së, ku i kërkojnë sërish që të pranojë ekspertizën e OSBE/ODHIR, pikërisht për koalicionet.

Sipas tyre, Këshilli Politik funksionon vetëm mbi tërësinë e rregullave të marrëveshjes politike të 14 janarit 2020 dhe mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve duke iu drejtuar OSBE/ODIHR-it është rregulli themelor i saj.

“Është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë që me qëllim gjetjen e konsensusit në Këshill, mosdakordësia për çështjen themelore të koalicioneve zgjedhore që tashmë është shtruar publikisht dhe zyrtarisht në Këshill nga opozita, t’i dërgohet menjëherë e pa vonesë OSBE/ODIHR-it”, thuhet në letër.

PD e LSI bëjnë fajtor PS-në se kanë bllokuar funksionimin e Këshillit Politik si dhe kanë minuar zbatimin e Marrëveshjes se 14 janarit.

“Bllokimi nga ana juaj i funksionimit të Këshillit Politik, refuzimi për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR-it, si dhe tentativa për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor në shkelje të marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit, po venë në rrezik hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, thuhet në letër, duke nënvizuar faktin se Këshilli duhet t’i drejtohet si hap i parë, pa asnjë vonesë tjetër, OSBE/ODIHR-it. “Kjo do t’i hapë rrugë shqyrtimit të çështjeve të tjera ku rëndësi ka hapja e plotë e listave të kandidatëve”, thuhet në letër


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë