Deputetja demokrate Ina Zhupa ka mbështetur kandidaturën e Artan Fugës për kreun e Akademisë së Shkencave.
Në një deklaratë për mediat, Zhupa tha se Kryetari aktual i Akademisë, Skënder Gjinushi mban postin pa u dekretuar nga Presidenti.
“Akademia e Shkencave fatkeqësisht ka qëndruar në paligjshmëri me vite të tëra për shkak se kryetari i saj nuk ishte as akademik i përhershëm dhe ishte po ashtu kryetar partie kur u zgjodh kryetar i akademisë, duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante. Edhe pse i padekretuar nga presidenti, duket se po e përfundon mandatin e tij, të cilin unë e kam dërguar me mbështetjen e firmave të kolegëve të nderuar, në Gjykatën Kushtetuese. Sepse besoj se, ligjshmëria e një institucioni të tillë lidhet drejtpërdrejtë edhe me besueshmërinë dhe aktivitetin në shërbim të vlerave, dhe jo të antivlera. Në përgjigje të letrës publike të akademikut Artan Fuga, çdo shqetësim i ngritur prej tij është tërësisht i drejtë dhe është për të ardhur keq gjendja në të cilën është akademia sot dhe përpjekjet për stanjacion dhe kapje. Mbështes hapur të drejtën e akademikut Fuga për të garuar për kryetar dhe do ishte nder për vendin që të kishim një akademik në lartësinë e tij në krye të këtij institucioni të shkencës…”, tha Zhupa
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje