Partia Demokratike dënoi shpërndarjen me forcë që policia e shtetit i bëri ditën e enjte protestës së organizuar në Sheshin Skënderbej nga një grupi qytetarësh që kërkuan rikthimin në normalitet dhe dhënien fund të masave kufizuese. Opozita deklaron se të drejtat kushtetuese të qytetarëve janë kufizuar padrejtësisht nga Qeveria.
“Ngritja e zërit nga disa aktivistë, që nuk pajtohen me vendimet antikushtetuese të Parlamentit ilegjitim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, është garanci për themelin e çdo shoqërie demokratike. Urdhrat e Edi Ramës për të përndjekur kundërshtarët e vendimeve të tij antikushtetuese e shndërrojnë Shqipërinë nga një vend kandidat për Bashkimin Europian në një vend që drejtohet prej një regjimi dhe kryeministër autoritarist”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë nga selia blu.
PD mendon se sot të drejtat themelore të qytetarëve cenohen me lehtësinë më të madhe nga ai që e quan regjimi i Edi Ramës.
“Sepse kryeministri anti-shtet po pengon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, me qëllim kontrollin politik të saj”, vijon deklarata.
PD thotë se është në krah të çdo qytetari që ngre zërin për liritë dhe të drejtat e tij.
“Asnjë vendim antikushtetues nuk mund të bëjë që Edi Rama të marrë shqiptarët peng dhe të zëvendësojë demokracinë me regjimet autoritariste”, mbyllet reagimi i PD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje