Pas vendimit unanim për djegien e mandateve, Partia Demokratike do të mbledhë sot në orën 18:00 Kryesinë dhe nesër në orën 17:00 Këshillin Kombëtar.
Më herët, kryedemokrati Basha mbajti një takim me kreun e Këshillit Kombëtar, Bujar Nishanin ku u diskutua pikërisht për djegien e mandateve parlamentare.
Dje gjatë mbledhjes së grupit u vendos unanimisht për djegien e mandateve. Pas këtij vendimi edhe partitë e tjera opozitare i dolën në krah Partisë Demokrtike, ndërsa e fundit që iu bashkua ishte Lëvizja Socialiste për Integrim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje