Politike

PD mbledh të hënën Këshillin Kombëtar, vendoset për drejtuesit e rinj

Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike, i dalë nga zgjedhjet e brendshmë të 17 shkurtit në parti do të mblidhet ditën e hënë, më 30 gusht.

Në rend të ditës janë katër pika dhe që të gjitha lidhen me caktimin e drejtuesve të rinj të organeve drejtuese të Partisë Demokratike, që nga pasuesi i Bujar Nishanit në krye të Këshillit Kombëtar, deri te drejtuesit e Departamenteve.

Pika e parë e rendit të ditës cakton konstituimin dhe më pas zgjedhjet e kryetarit të Këshillit. Në pikën e dytë do të zgjidhet Kryesia dhe Sekretariatet e Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor dhe e Bordit Financiar të Partisë.

Në pikën e tretë do të njoftohet përbërja e kryesisë së grupit parlamentar të PD dhe në fund caktimi i drejtuesve të departamenteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë