Partia Demokratike thotë se ligji për arsimin e lartë mbi bazën e të cilëve funksionojnë universitetet nuk parashikon mësimin online dhe për këtë arsye thotë se vendimi për të zhvilluar muajin e parë të këtij procesi në këtë formë është i kundërligjshëm.
“Një shkresë me firmën e një drejtori në Ministrinë e Arsimit ka vendosur për të ardhmen e studentëve dhe universitet online në shkelje të çdo ligji. Ligji i Arsimit të Lartë, në nenin 59 përcakton: Format e studimeve në institucionet e arsimit të lartë janë: a) Studime me kohë të plotë, b) Studime me kohë të zgjatur”, deklaron ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi.
Vokshi thotë se studentët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë periudhës së pandemisë. “Pjesa më e madhe e tyre nuk patën asnjë mundësi të ndiqnin studimet online, nuk patën asnjë mbështejte për punësim, asnjë paketë ndihme”, vijon Vokshi.
PD akuzon Qeverinë se e ka marrë këtë vendim pa pasur një strategji dhe pa u dhënë më parë përgjigje disa pyetjeve.
“Sa antihumane duhet të jetë një qeveri që vetëm 3 ditë para fillimit të vitit akademik t’i mbyllë universitetet? Sa është kosto për çdo familje studenti? Sa studentë nuk do mund të ndjekin dot studimet pasi nuk kanë asnjë mundësi në shtëpitë e tyre?”, mbyll reagimin e saj, ish-deputetja Vokshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje