Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat se Shqipëria është ndëshkuar me miliona euro gjobë në gjykatat ndërkombëtare të Arbitrazhit, duke thënë se nuk ka asnjë vendim përfundimtar dhe se shteti shqiptar po i kundërshton këto padi.
Megjithatë, Partia Demokratike thotë se vetëm me dy çështje, fatura që qytetarët shqiptarët duhet t’u paguajnë kompanive ndërkombëtare për shkak të vendimeve arbitrare dhe korruptive të Edi Ramës është 153 mln euro.
“Këto ditë, një tjetër kompani e huaj paditi në Arbitrazh qeverine shqiptare. Kjo kompani, të cilës iu ndërpre kontrata e terminalit në portin kryesor të vendit kerkon jo pak, por 100 milionë euro dëmshpërblim, për prishje të padrejtë kontrate. Kjo ngjarje ndodh pikërisht në vijim të dy vendimeve të fundit të Arbitrazhit ndërkombëtar për të dëmshpërblyer investitorët e huaj me një shumë totale prej plot 153 milionë eurosh. Pa llogaritur ketu nje vendim tjetër të Arbitrazhit ndërkombëtar të dy viteve më parë, dhënë në favor të një kompanie nafte, ku shteti shqiptar detyrohet t’i kthejë mbrapsht kompanisë, plot 63 milionë dollarë”, deklaroi përfaqësuesi i PD-së, Enno Bozdo.
Opozita thotë se të gjitha këto nuk janë rastësi, por janë pasoja financiare të vendimeve korruptive me ndërgjegje të plotë të Edi Ramës.
“Së pari, per t`i mbyllur gojen medias kritike, siç ishte rasti i Agon Channel me Beçhetin; Së dyti, per te shperblyer me korrupsion kompani dhe individe, kliente te tij dhe te qeverise se tij, siç është rasti iI rrugës Tiranës-Elbasan”, tha Bozdo.
PD thotë se e vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës, që është shndërruar, sipas opozitës, në kosto shumë të madhe ekonomike dhe financiare për vendin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje