Politike

PD: Në 8 vite, çereku i të rinjve pa punë dhe pa shkollë

Partia Demokratike akuzon Edi Ramën se në 8 vite qeverisjeje ka lënë një të katërtën e të rinjve pa punë dhe pa arsimim.

“Pas 8 vjetësh nën qeverinë e Edi Ramës, arsimi, që përbën themelin e shtetndërtimit të një vendi, është në ditët e tij më të zeza. Të rinj që braktisin përditë shkollën, të diplomuar të papërgatitur për tregun e punës, mësues që nuk kanë infrastrukturën e duhur për të rritur cilësinë e mësimdhënies. Është fatkeqësi që 25% e të rinjve në Shqipëri as nuk janë në punë e as nuk janë në shkollë dhe analfabetizmi vetëm rritet siç tregojnë të dhënat e UNDP”, deklaroi ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Tabaku u takua me arsimtarë, të cilët, sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike treguan se portali për arsimin nuk ofron asnjë të ardhme për të diplomuarit që duan të bëhen mësues, pasi shërben si platformë për të kamufluar punësimin e militantëve.

“Që vullneti politik të ekzistojë duhet të ketë një filzofi që e mbështet arsimin, duhet të promovosh ato që janë më të arsimuar duhet të mbështesësh ato që janë më të arsimuar, duhet të japësh shembull me ato që janë më të arsimuar. Se kur shikon ministra e deputetë që janë pa shkollë e të pa investuar në arsim, çfarë shembulli marrin nxënësit? Arsimi në fakt, apo pak më mirë pandemia, tregoi se si ka dështuar arsimi. Pasi po jepni disa shembuj se si ka dështuar infrastruktura tani, po ka dështuar shëndetësia ka dështuar çdo sektor. Por të dështojë arsimi, është fatkeqësi”, tha Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë