Nuk ishte në rendin e ditës së seancës parlamentare të së enjtes, por grupi parlamentar i PS-së ka futur me proçedurë të përshpejtuar kërkesën për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë.
Kërkesa është depozituar nga Taulant Balla dhe kërkohet që këto protokolle të shqyrtohen në Komisionin e Jashtëm dhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që futen për votim në seancën e nesërme.
Ditën e nesërme më 7 korrik, opozita pritet të dalë në shesh në atë që e ka cilësuar si protesta e parë kombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje