Lajme

PD nis protestat në rrethe, tubim në Burrel

Partia Demokratike ka nisur protestat në rrethe që ditën e sotme. Qytetarët e Burrelit kanë marshuar për 30 minuta në këmbë për të protestuar në kryqëzimin e Urës së Matit, në dalje të qytetit. Të shumtë në numër, ata kanë bllokuar në këto momente rrugën nacionale në shenjë proteste ndaj qeverisë që sipas tyre po e varfëron gjithnjë e më shumë qytetarin shqiptar.
Rritja e çmimeve, papunësia, largimi i të rinjve jashtë vendit, falimentimi i bizneseve dhe infrastruktura e munguar janë disa nga arsyet që i kanë nxjerrë në shesh qytetarët e Matit.
Sipas Partisë Demokratike, kjo është protesta e parë që starton tubimet në rrethe, për të kulmuar me protestën e madhe më 16 shkurt në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë