Partia Demokratike i kërkon Gjykatës Kushtetuese të marrë në shqyrtim sa më shpejt padinë ndaj Skënder Gjinushit.
“Sot po bëhen fiks dy muaj dhe ne presim ende që Gjykata Kushtetuese të na njoftojë sipas rregullave datën e shqyrtimit të çeshtjes në themel, e cila do duhet të zhvillohet në prezencë të palëve dhe parashtrimeve të tyre, natyrshëm përmes zhvillimit të një seance plenare publike…
Akademia e Shkencave është duke funksionuar në antikushtetushmëri e paligjshmëri, duke cenuar rëndë integritetin dhe rëndësinë kombëtare që ajo ka për vendin.
Skënder Gjinushi po përgatitet në mënyrë po extra ligjore që t’i japi vetes një mandat të dytë duke shfrytëzuar anëtaret e kooperativave të dikurshme.
Dhe çdo vonesë apo pengesë në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, nuk është shenjë e mirë e natyrshëm do duket sikur lidhet me parapërgatitjet për rikapjen politike dhe antikushtetuese të GJK”, tha përmes një konference për mediat, deputetja e PD-së, Ina Zhupa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje