Fillimisht u kontestua se ishte ushtarak aktiv dhe për pasojë nuk mund të emërohej në detyrën e Presidentit duke shkaktuar një debat (që më pas u tërhoq) me Presidentin e Republikës Ilir Meta nëse ishte i vlefshëm dekreti i tij i firmosur në Stamboll për lirimin nga detyra të Bajram Begajt si Shef i Shtabit të Përgjithshëm.
Së fundmi, PD-ja i është “qepur” CV-së së publikuar nga Bajram Begaj.
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka parashtruar disa pikëpyetje për Presidentin.
“Në CV-në e tij Presidenti i votuar shënon që mban titullin Prof. As dhe ka fituar gradën Doktor në fushën e mjekësisë.
Për hir të transparencës dhe detyrimit ligjor, Presidenti duhet të nxjerrë online tezën e doktoraturës dhe njëkohësisht të gjithë artikujt shkencorë që kanë paraprirë mbrojtjen e kësaj doktorature si dhe të dhënat e plota kohore të mbrojtjes.
Rama vetë shpesh ka stigmatizuar gradat dhe titujt shkencorë të dhënë para se ai t’i ndalonte ato për një kohë të gjatë.

Ndërsa akuzat për plagjiatura deri në nivel ministrash, nuk kanë munguar dhe Presidenti duhet të jetë i zhveshur nga një hije e tillë, duke i bërë publike punimet e tij.
Titulli Prof.As sipas ligjit fitohet në bazë të një karriere akademike (duhet për 10 vite të jesh pedagog definitiv, në total, në një nga institucionet e arsimit të lartë dhe së paku 5 vite pa shkëputje, pas marrjes së gradës Doktor) dhe botimeve shkencore.
Në CV-në e paraqitur mungon karriera akademike dhe ajo duhet të shoqërohet dhe me setin e punimeve shkencore.
Çdo hezitim presidencial, apo shmangie me qëllim e këtyre të dhënave do e vinte në dyshim betimin e tij solemn’, shkruan Boçi ne Facebook duke vendosur edhe një faksimile të zv-së së Presidentit të sapozgjedhur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje