Për Partinë Demokratike nuk ka rëndësi se kush është në listën e Ramës dhe kush është pas tij.
Sipas zëdhënëses së fushatës të PD-së, Floriana Garo, ajo që ka rëndësi është largimi i Ramës.
“Ajo që ka rëndësi është që Rama është problemi i Shqipërisë dhe po nuk u largua ai, nuk do të ketë asnjë ndryshim.
Ne shohim entuziazëm të qytetareve në çdo vend që shkojmë .
Qytetarët e Shqipërisë duan ndryshim. Qytetarët e Shqipërisë duan një qeveri të re që të kujdeset për ta.
Ata janë lodhur nga premtimet boshe të Ramës, se ai nuk punon dhe nuk do të mbajë asnjë premtim! Jemi lodhur nga Rama, është koha për një ndryshim!”, thotë ajo
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje