Politike

PD optimiste për fitoren: Tirana po prin ndryshimin

Partia Demokratike është optimiste për rezultatin e zgjedhjeve dhe thotë se Tirana po i prin ndryshimit.

Kandidatja e kësaj force politike, Jorida Tabaku doli në një konferencë të shkurtër për shtyp, ku interpretoi rezultatin e zgjedhjeve në Njësinë 10 të Tiranës, ku u votua elektronikisht dhe rezultati përfundimtar u publikua rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të hëne.

“Tirana në fakt po i prin ndryshimit. Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzakonshme. Partia Demokratike është rritur me 30 për qind, ka një rritje me 1200 vota ndërkohë që Partia Socialiste ka rënë me 200 vota”, tha Tabaku.

PD u bën thirrje numëruesve që të vijojnë procesin me vendosmëri.

Unë ftoj të gjithë numëruesit, të gjithë vëzhguesit të vazhdojnë të numërojnë me vendosmëri. Të vazhdojmë të numërojmë, të vazhdojmë të ndryshojmë, sepse e ardhmja për Tiranën do të jetë më e mirë. Shqipëria po fiton, Shqipëria po fiton!”, tha ajo.

Këlliçi apel qytetarëve: Kini durim, nuk janë hapur ende kutitë e bastioneve të PD

Nga KZAZ 36 në Kombinat, kandidati demokrat për deputet, Belind Këlliçi, u bëri apel qytetarëve që të tregojnë durim, pasi ende nuk janë hapur kutitë e votimit të bastionit demokrat.

“Ju bëj me dije se në KZAZ 36 në Kombinat deri tani me numërimin e më shumë se gjysmës, ne kemi ngushtuar diferencën me 5200 vota deri në këto momente pa llogaritur që ende nuk janë hapur bastionet tona të PD-së. Falënderoj të gjithë qytetarët që sytë i kanë te ky proces, tregoni durim që siç ia dolëm sot në Njësisë 10 do t’ia dalim të sjellim ndryshimin në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Këlliçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë