Politike

PD padit Kuvendin në Kushtetuese: Rama ka frikë që të hetohet për Beccheti-n

Partia Demokratike paditi Kuvendin për mosngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen “Beccheti”. Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi depozituan padinë pranë Gjykatës Kushtetuese.

Grida Duma tha se kryeministri Rama ka frikë të hetojë për këtë çështje pasi e di që e ka të humbur.

Sipas saj, Partia Demokratike do të luftojë që borxhin prej 120 mln euro që ka Shqipëria për këtë çështje, do e paguajnë shkaktarët e saj, dhe jo qytetarët.

“Fitorja e parë e PD-së është se treguan publikisht që nuk miratuan një komision hetimor sepse është një çështje e humbur. Komisionet hetimore mblidhen me firmat e ¼ të firmave të deputetëve të Kuvendit. Rama ka frikë të hetojë pasi e di se është përgjegjës dhe shkaktar për 120 mln euro borxh. E sigurt është që Shqipëria është e vonuar në shumë aspekte. 120 mln euro që duhet të paguajnë shqiptarët ku shkaktarë është Rama, duke influencuar tek gjykata shqiptare. 120 mln ne do luftojmë deri në fund që të mos e paguajnë shqiptarët por shkaktarët. Jeta parlamentare nis kur nis zyrtarisht parlamenti. Ne nuk mund të nisnim në prill kur jeta parlamentare nis në shtator. Ne jemi të shpejtuar, jo të vonuar” tha Duma.

Të pyetur se pse janë vonuar në këtë padi, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi deklaroi se PD ka bërë kallëzim në SPAK që kur është dhënë vendimi i arbitrazhit për gjobën ndaj Shqipërisë.

“Asokohe kur u bë vendimi publik, ne depozituam një kallëzim në SPAK për të hetuar. Përsa i përket aksionit tonë, që në krye janë publikuar faktet. Në shtator kur u rikthyem në parlament paraqitëm rekomandim për komision hetimor në Kuvend. Shpresoj të enjten të jetë për votim për çështjen e inceneratorëve. Ne duam komision hetimor dhe jo grupe pune për mbetjet” – deklaroi Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë