Politike

PD: Paketa e Ramës, fasadë! Taksat mblidhen për t’ua dhënë oligarkëve

Partia Demokratike e cilëson paketën e rezistencë sociale të prezantuar nga Edi Rama si përpjekje të Kryeministrit për t’u hedhur hi syve qytetarëve.

“Qytetarët kanë ditë që janë ngritur në protestë për çmimet abuzive të naftës që kanë ndikuar në çmimet e tjera. Inflacioni po prek nivele të pamenduara! Pse është rritur çmimi naftës? Pasi 60 për qind e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët. Për t’i hedhur hi syve të qytetarëve dhe për ti gënjyer ka nxjerrë një paketë qesharake si ajo e pandemisë”, deklaron Jorida Tabaku.

Deputetja demokratë thotë se ‘qeveria përfiton 20 mln euro nga taksa e karburantit që fare mirë mund t’u shkonte shqiptarëve dhe xhepave të tyre. Por 20 mln qeveria I merr për tia dhënë inceneratorëve dhe PPP-ve të tjera’.

“Nuk zgjidhet kjo situatë duke imituar planifikimet 5-vjeçare të pleniumit, por duke ndërhyrë në politikat e taksave. Ma pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm. Shqiptarët janë sot në protestë sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë. Taksat e shqiptarëve po keqtrajtohen! Shqipëria po varfërohet!”, thotë Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë