Partia Demokratike publikoi disa foto, që thotë se janë nga vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan. Sipas opozitës, fotot tregojnë se si inceneratori, ashtu edhe landfilli që kanë kushtuar mbi 25 mln euro janë jashtë pune.
“Sot do t’i tregojmë z. Rama një mal me plehra. I cili nuk dëshmon vetëm për ndotjen e mjedisit dhe vjedhjen me djegësit, por edhe marrëzinë e tij dhe të qeverisë që ai drejton, sepse, në vend që të adresojë problemet e përditshme të qytetarit, krimin, korrupsionin dhe ndotjen, i lind ideja e një autoparku ku bëhen gara me makina”, deklaroi zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.
Bardhi ngriti pyetjen nëse inceneratori e landfilli funksiononte dhe nëse po, pse ka një mal me mbetje pranë ti.




Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje