Partia Demokratike thotë se pesë pyetjet e e saj drejtuar OSBE/ODIHR për propozimin e Partisë Socialiste për koalicionet parazgjedhore dhe hapjen e listave janë konsultuar me ndërkombëtarët.
Në një intervistë për “Ilva Now” në Euronews, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tha se PS u tërhoq nga propozimi për ndalimin e koalicioneve në Kushtetute pas presionit të ndërkombëtarëve.
“PS hoqi nga ndryshimet kushtetuese frazën ku thuhej ‘ndalohen koalicionet zgjedhore’, nën presionin e faktorit ndërkombëtar. Pasi u tërhoq, tani flet për ndryshimin e modelit të koalicioneve”, tha Bylykbashi.
Ish-deputeti i PD tha opozita shpreson në reflektimin e PS-së, ndërsa shtoi se kjo e fundit është nën mbikëqyrjen e faktorit ndërkombëtar.
“Faktori ndërkombëtar po mban shënim shumë fort. Ka edhe pak kohë për të vendosur. Le t’ia lëmë vendimmarrjeve tona se si do të ecim më teJ. PS është offside gjatë gjithë kohës. Unë e besoj se partitë e vogla, të mesme janë të kënaqura me këtë Kod Zgjedhor”, ushpreh ai.
Bylykbashi thotë se propozimi i PS për listat ishte nje manovër për të ndaluar koalicionet dhe në realitet ai nuk i hap ato.
“Edi Rama e shfrytëzoi listën e hapur për të mashtruar shqiptarët për të bërë heqjen e koalicioneve. Rama e ndryshoi Kushtetutën për heqjen e koalicioneve dhe i gënjeu të gjithë për listat. Këtë e bëri”, tha ai.
Bylykbashi deklaroi se ndryshimet kushtetuese nuk ndalojnë koalicionet dhe është e përcaktuar qartë se partitë propozojnë kandidatë për deputetë dhe jo koalicioni siç po kërkon Partia Socialiste që të veprohet.
Sipas tij lejimi i formimit të koalicioneve parazgjedhore nuk është rekomanduar asnjëherë nga ODIHR që të hiqet si praktikë. “Nuk ka një rekomandim të vetëm të ODIHR që godet këtë pjesë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje