Politike

PD, Ramës: Dhuna jote, shkaktare e revoltës nga të rinjtë

Partia Demokratike reagoi me një njoftim të shkurtër ndaj kryeministrit Edi Rama. Ajo nuk bëri komente për çfarë ndodhi në Shkodër, (ndryshe nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi) por përcolli një qëndrim të shkurtër se situata aktuale është pasojë e “dhunës” së Edi Ramës.    

“Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij.

Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 vjecare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve”, komenton Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë