Politike

Berisha i pezulluar? PD shkresë Kuvendit; 4 deputetë nuk do të jenë më të PD-së, Gjekmarkaj nënkryetar Kuvendi, Alibeaj kryetar i grupit

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Partia Demokratike i ka dërguar zyrtarisht Kuvendit ndryshimet që ka miratuar në grup parlamentar pas protestës së 8 janarit.  

Me vendim kryesie, Basha ka përjashtuar nga Partia Demokratike katër deputetë që me letra i bie të jenë deputetë të pavarur në Kuvend; Albana Vokshi, Edmond Spaho, Flamur Noka dhe Luan Baçi. Emri i ketij te fundit eshte perfshire ne shkrese si i perjashtuar, nderkohe qe me vendim kryesie ka qene i pezulluar.

Ajo që bie në sy është se në listën të përjashtuarve nuk është përfshirë emri i Berishës që vijon të mbetet i pezulluar nga grupi me nje vendim me te hershem qysh prej muajit shtator. Edhe pse Berisha eshte perjashtuar nga partia, automatikisht i bie i perjashtuar edhe nga grupi, por me letra sa duket ai do te mbetet pezull.

Nderkohë nënkryetar i Kuvendit nga ana e PD-së do të jetë Agron Gjermarkaj që zëvendëson Enkeleid Alibeajn i cili do të marrë vendin e Alfred Rushajt si kryetar i grupit parlamentar.

Ndërkohë mbeten të pezulluar edhe disa deputete te tjerë si Oerd Bylykbashi, Belind Këllici, Agron Shehaj.Ndërkohë janë bërë edhe ndryshimet në komisione sipas vendimeve që u morën ndaj deputetëve të përjashtuar dhe atyre te pezulluar disa prej të cilëve kane qënë nënkryetar dhe kryetar komisionesh.

  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë