Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se kryeministri Edi Rama po shpenzon më shumë për propagandën sesa për procesin e vaksinimit antiCOVID.
“Edi Rama është bërë qesharak teksa sillet lart e poshte si Robert Camcakëzi dhe flet për proces vaksinimi kur në fakt më i madh është shpenzimi për propagandën se numri i vaksinimeve.
Prej fillimit të janarit Edi Rama vetëm gënjen e mburret se ka siguruar me talentin prej lypësi, sasi të konsiderueshme vaksinash duke dhënë edhe afate herë në javën e tretë të janarit, pastaj në shkurt por fakt është se deri tani sipas shifrave që vetë shpërndan janë siguruar vaksina në dy doza vetëm për më pak se 5 mijë persona…
Inskenon edhe teatrin për vaksinimin e personaliteteve, por e vërteta kokëfortë është se mashtruesi që kemi për kryeministër ka siguruar vaksina vetëm për më pak se 5 mijë njerëz, kaq…
Ky njeri i papërgjegjshëm po injekton propagandë në vend të vaksinës!”, tha Bardhi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje