Politike

PD synon 7 mandate në Shkodër

Helidon Bushati është prezantuar si drejtuesi i Partisë Demokratike në Shkodër dhe në ceremoninë e prezantimit, ku ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi ai shpalosi objektivat për 25 prillin.

Bushati, që do të drejtojë zonën e njohur si bastion të Partisë Demokratike synon jo më pak se 7 mandate në këtë qark.

“Objektivat tona janë të arritshme. Mendojmë që ato të jenë minimalja 7 deputetë në Shkodër! Është minimalja që kërkon PD! Unë do të doja edhe me strukturat drejtuese të PD-së Shkodër që fushata të jetë gjithë përfshirja e forcave që nuk e shohin Edi Ramën si një person të denjë për të qeverisur”, tha ai.

Gazment Bardhi e vlerësoi Bushatin si një prej administratorët më të mirë që ka Partia Demokratike dhe me integritet të lartë moral.

“Me gjithë ekipin që do ta paraqitet PD në zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm do fitojmë, por do të marrim rezultatin më të mirë në gjithë histori. Kemi objektivat tona. Objektivi është tërësisht i realizueshëm. Ne ofrojmë modelin e qytetarisë dhe integritetit, ndërsa pala tjetër garon me një person, që nëse do funksiononte drejtësia ai do të ishte në burg”, tha Bardhi, duke iu referuar Ilir Beqajt, që drejton socialistët në Qarkun e Shkodrës.

Në zgjedhjet e 2017-ës, Partia Demokratike doli parti e parë në Qarkun e Shkodrës, por mori vetëm 5 mandate.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë