Partia Demokratike thotë se viti i ri shkollor 2022–2023 ka nisur ‘me kushte më të këqija se më parë’, ndaj dhe fton nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit të ngrihen në protesta “të fuqishme kundër regjimit që po shkatërron sistemin arsimor”.
Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD, Floriana Garo, tha ndër të tjera se viti shkollor “nis në kushte ku 150 000 nxënës do të mësojnë me turne, dhe mbi 50 000 nxënës do të mësojnë në klasa kolektive. Ky vit nis në kohë kur mësuesit shqiptarë janë më të keq paguarit dhe më të keq-trajtuarit e rajonit”.
Garo tha gjithashtu se mbi 700 shkolla, të të gjitha niveleve janë mbyllur në të gjithë vendin kurse 90% e shkollave të vendit janë pa ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje