Politike

PD zbardh vendimin e Prokurorisë: Kryebashkiaku i Matit duhet të ikë

Katër muaj më parë, Partia Demokratike i kërkoi prokurorisë të verifikojë të dhënat për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.

Sipas PD-së, mandati i tij është i paligjshëm.

“Pas 4 muajsh zvarritje, prokuroria na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë.

Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.

Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

 Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, sipas Bardhit, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar.

“Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal.

Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:

 a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, SIPAS NENIT 278 PARAGRAFI I PESTË i Kodit Penal.

Ligji i dekriminalizimit për personat që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji përcakton ndalim për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit për gjithë jetën”, citoi Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë