Politike

PD: Zjarrfikësi i arrestuar për trafik droge, patronazhist i PS-së

Partia Demokratike thotë se njëri prej dy trafikantëve të arrestuar për trafik droge mes Zvicrës dhe Gjermanisë është patronazhist i Partisë Socialiste.

“Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së. Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës”, shkruan në Facebook Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Bardhi thotë se opozita është e vendosur në çmontimin e aleancës së qeverisë me krimin, ndërsa mazhorancën e cilëson pakicë që ka tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve.

“Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë. Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend”, mbyll reagimin e tij numri dy i PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë