Bota

PE akordon çmimin ‘Sacharov 2022’ për popullin ukrainas dhe Zelenskin

Gazeta Si – Populli ukrainas, i përfaqësuar nga presidenti i tij Vollodimir Zelenski dhe liderët e zgjedhur dhe shoqëria civile, është fitues i çmimit ‘Sacharov 2022’. Ky është vlerësimi më i madh që akordon Parlamenti Europian për lirinë e mendimit.

Dy finalistët e tjerë ishin themeluesi i ‘WikiLeaks’, Julian Asanzh, dhe Komisioni për të vërtetën në Kolumbi. Ceremonia e dhënies së çmimit është programuar për më 14 dhjetor.

Me dhënien e çmimit ‘Sacharov 2022’ Zelenskit dhe popullit ukrainas, “evidentohen sforcot e presidentit ukrainas, bashkë me individë të veçantë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore dhe publike”, – shkruhet në një njoftim të Parlamentit Europian.

Nga ceremonia e viti te kaluar, kur çmimin e fitonte Aleksei Navalni. Gazeta Si, 19 tetor 2022

Përveç presidentit Zelenski, përmenden edhe përgjegjësja e shërbimeve të emergjencave të shtetit Julia Pajevska, themeluesja e unitetit mjekësor dhe evakuimit Angeli di Taira, Oleksandra Matvijçuk, avokate e të drejtave të njeriut, si dhe Ivan Fedorov, kryebashkiak i Melitopol, aktualisht nën pushtimin rus.

Çmimi ‘Sacharov’ për lirinë e mendimit jepet çdo vit nga Parlamenti Europian. Është krijuar në 1988-ën për të nderuar persona dhe organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Ka marrë emrin e shkencëtarit dhe disidentit sovjetik, Andrei Sakharov. Fituesi shpërblehet me 50.000 euro.

Vitin e kaluar Parlamenti i BE-së ia dha këtë çmim politikanit rus të opozitës dhe aktivistit antikorrupsion, Aleksei Navalni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë