Ndërkohë që studentët vazhdojnë të qëndrojnë të palëkundur para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit për plotësimin e nëntë kërkesave të tyre, një pedagoge e Universitetit të Tiranës ka akuzuar kryeministrin se është përpjekur t’i bëjë presion.
Ilirjana Kuçana tha se Rama e ka telefonuar për 10 minuta dhe e ka pyetur se me kë ishte, duke kërkuar dialog. “Me kë je, Lulin? Më kërkoi dialog. Por i them dialogu është në dy sheshe”, rrëfen pedagogia.

Ajo ishte ndër të parat pedagoge që iu bashkua protestës studentore, duke u ulur këmbëkryq para Ministrisë së Arsimit.
“Nuk më intimidon dot as kryeministri as askush tjetër. Jam këtu për mbrojtjen e kauzës së studentëve që vajza ime të rritet në Shqipëri. Nuk vij për pushtet por shtet ligjor. Nese do kisha dashur do isha përfshirë me kohë, por kam qëndruar mbrëme deri në 1.00”, deklaroi Kucana për mediat të mërkurën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje