Sport

Pekin 2022, CIO zbulon medaljet që do të marrin sportistët në Olimpiadë

Ka nisur numërimi mbrapsht për Olimpiadën Dimërore të Pekinit, që nis më 23 janar të vitit të ardhshëm. CIO (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) ka zbuluar 100 ditë para nisjes së këtij eventi edhe medaljet që do të marrin sportistët fitues.

Sigurisht, do të jetë një Olimpiadë nën masa të rrepta për shkak të pandemisë. Organizatorët janë duke punuar për të minimizuar problemet dhe për të pasur gjithçka nën kontroll, edhe pse situata nuk është shumë premtuese.

Gjithashtu, Lojërat Olimpike do të ndiqen nga afër vetëm nga publiku kinez, të paktën deri tani. Megjithatë, CIO ka besim për një event të suksesshëm dhe për këtë është përpjekur ta mbajë atmosferën sa më të ndezur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë