Sport

Pekin 2022/ Hapen 3 fshatrat olimpikë të Lojërave, mbërrijnë sportistët e parë

Janë hapur zyrtarisht në Kinë tre fshatrat olimpikë, ku do të sistemohen sportistët dhe drejtuesit e skuadrave gjatë Lojërave Olimpike dimërore Pekin 2022. Dy prej tyre janë në Pekin, kurse një tjetër në Zhangjiakou.

Tetë ditë para ceremonisë së hapjes së Olimpiadës dimërore, tre fshatrat olimpikë janë plotësisht gati. Dy strukturat Chaoyang dhe Yanqing ndodhen në kryeqytetin kinez dhe në total kanë 3.500 shtretër, kurse e treta, që ndodhet në Zhangjiakou, rreth 160 kilometra larg Pekinit, ka 2.800 shtretër.

Një nga fshatrat olimpikë. Gazeta Si, 27 janar 2022

Fshati Chaoyang është menduar për të pritur sportistët, të cilët garojnë në disiplina si patinazhi, kurling dhe hokej në akull, ndërsa ai i Yanqing për slitat dhe skitë alpine. Në fshatin e Zhangjiakou, 900 metra mbi nivelin e detit, do të qëndrojnë sportistët e biathlonit, snouboarder, specialistët e kërcimit dhe fristajlerat.

Në fillim të javës në Kinë kanë mbërritur delegacionet e para, një pjesë e përfaqësuesve të Zvicrës, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas edhe sportistët finlandezë dhe australianë, përveç atyre kinezë.

Skiatori Xhepa merr flamurin nga ministrja Kushi. Gazeta Si, 27 janar 2022

Shqipëria përfaqësohet në Olimpiadën dimërore të Pekinit me vetëm një sportist, skiatorin Deni Xhepa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë