Sport

Pekin 2022/ Jepen medaljet e para të Olimpiadës dimërore

Pas ceremonisë së hapjes, Lojërat Olimpike dimërore të Pekinit kanë hyrë tashmë në pjesën serioze të garave, duke dhënë edhe medaljet e para të aktivitetit.

Medaljet e para të arta i kanë fituar Holanda dhe Norvegjia. Italia dhe Rusia, ose më saktë Komiteti Olimpik Rus (me këtë sigël garojnë sportistët rusë) kanë fituar medalje argjendi, ndërsa Kandaja dhe Austria kanë fituar nga një medalje bronzi.

Tabela e medaljeve te Olimpiades. Gazeta Si, 5 shkurt 2022

Garat e tjera të program për sot janë kurling, slitë, kërcim me ski, ski alpin, ‘speed skating’ dhe biathlon. Olimpiada hyn kështu në fazën interesante të garave dhe të medaljeve, por për fat të keq publiku është shumë i kufizuar në këtë aktivitet ndërkombëtar, për shkak të pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë